Rama lavdëron Turqinë për luftën ndaj Covid-19

Nga Exit News
Rama lavdëron Turqinë për luftën ndaj Covid-19

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të enjten një takim me Komitetin e Ekspertëve të Turqisë.

Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit Teknik të vendit dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës së tij, Rama pohoi se Turqia ishte një prej vendeve më të përgatitura në luftën ndaj Covid-19,

Rama shtoi se që prej vitit 2019 Turqia kishte parashikuar fonde emergjence për situata të tilla, ngriti struktuar të posaçme për luftën ndaj Covid-19.

“Komiteti Ekspert i Turqisë ka një meritë e cila falë ekspertizës ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes të këtij armiku të padukshëm. Nuk ishin të pakta ato vende të mëdha me burime të mëdha financiare që u gjetën në situata të vështira. Turqia ndërmori një sërë masash të distancimit social edhe përpara se OBSH ta klasifikonte koronavirusin si pandemi botërore”

Rama tha gjithashtu se Turqia ka qënë një vend shembull për Shqipërinë përsa i përket masave të marra në luftën kundër këtij virusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>