Rama uron Vitin e Ri: Dolëm më të fortë, lamë pas më të keqen

Nga Exit News
Rama uron Vitin e Ri: Dolëm më të fortë, lamë pas më të keqen

Kryeministri Rama uroi Vitin e Ri përmes një video-mesazhi ku në qendër ishin përballimi i pasojave të tërmetit dhe pandemisë dhe politikat e planifikuara për vitin 2021.

Pandemia që dominoi vitin që lam pas “ishte ishte një kafshatë e pakapërdishme” pas goditjes nga tërmeti, tha Rama.

Megjithatë sipas kryeministrit ndërtesat e shembura nga tërmeti po rilindin përditë dhe pasojat e pandemisë pritet të rekuperohen vitin e ardhshëm duke nisur me vaksinimin.

“Ne qëndruam dhe i rezistuam tërmetit. Shkollat e shembura po rilindin më të bukura. Po rilindim përditë më të bukura dhe më të forta dhe shtëpitë e goditura nga tërmeti. Ne po hapim dyert e shtëpive për ta njëra pas tjetrës. Puna vazhdon çdo ditë, çdo natë falë 25 mijë punëtorëve të angazhuara si një trup i vetëm deri kur të hapet dera e fundit për familjet e prekura nga tërmeti. Tani vazhdon lufta për të siguruar vaksinën dhe për të nisur vaksinimin fillim vitin e ardhëm sipas planit strategjik të hartuar që si kudo në botë do të nisim me grupet më të rrezikuara, bluzat e bardha menjëherë, mësuesit efektivët e policisë. Vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme”

Rama paralajmëroi se situata e pandemisë nuk pritet të mbarojë para fundit të vitit të ardhshëm, por kjo sipas tij nuk është arsye për të qenë pesimistë pasi vendi nuk është në gjendjen e 7 viteve më parë.

“Nëse tërmeti e pandemia do ndodhnin 7 vjet më parë, vështirë të përballoheshin. kemi bërë përpara edhe me infrastrukturën”

Para se të uronte Vitin e Ri, kryeministri renditi të mirat që na presin vitin e ardhshëm si rritja e pagave për mësuesit dhe mjekët, heqjen e taksave për biznesin e vogël dhe rritjen e pagës minimale.

“Më të keqen e kemi lënë pas. Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>