Kryeministri Edi Rama në 5 muajt e fundit ka vizituar mesatarisht njëherë në muaj spitalin e ri të Fierit. Ai ka postuar video, foto e ka vizituar personalisht ambjetet e spitalit.
Vizita e fundit ishte sot, 31 maj, me pacientët e parë të shtruar në spitalin rajonal të Fierit, ‘Memorial’, të ndërtuar nga shteti turk.
Nga kur morri premtimin për ndërtimin e spitalit nga Presidenti turk Erogan, Rama ka vizituar spitalin:
Më 9 janar, njoftoi se puna për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit do të nisë nga dita e hënë.
Gjatë një takimi në Fier me kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi, kryeministri kërkoi që të mos ketë zvarritje burokratike për palën turke.
Më 12 janar, takoi pronarët e tokës në Fier, ku do ndërtohet spitali i financuar nga Turqia.
Më 19 shkurt, vizitoi sërish spitalin. Kësaj here njoftoi se spitali i ri do të ketë 380 të punësuar, prej të cilëve 50 do të jenë nga Turqia.
Më 9, 11 dhe 22 mars, postoi video dhe foto nga kantieri i ndërtimit të spitalit të Fierit.
Më 3 prill, njoftoi se 424 persona kanë aplikuar për të qënë pjesë e spitalit rajonal të Fierit, në një postim në Facebook. Ai postoi edhe video nga spitali.
Më 13 prill, postoi sërish një video nga punimet brenda në spitalin “Memorial”.
Më 21 prill, mbajti një pritje me mjekët e vendit për hapjen e spitalit.
Më 27 maj, publikoi një video nga ardhja e stafit turk në spitalin e Fierit.
Më 31 maj, vizitoi pacientët e parë të shtruar në spitalin e Fierit.