
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen e Klodian Rashës, pas vrasjes së tij të martën nga një oficer policie.
Pas mbërritjes nga SHBA-të, mediat raportojnë se Rama ka shkuar për të ngushëlluar familjarët e viktimës.
Rama ka njoftuar dhe një konferencë për shtyp në lidhje me vrasjen e Rashës.
Vrasja e 25 vjeçarit ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët ku ka patur protesta në disa qytete.