
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Italinë më 5 dhe 6 mars me rastin e 30 vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë me anije.
Në fillim të marsit mijëra shqiptarë u larguan nga vendi përmes mësymjes në ambasada, ose me anije.
Sipas raportit të Këshillit të Evropës, të 1992-shit, në javën e parë të marsit, një numër i madh shqiptarësh emigriuan nga vendi. Disa mijëra u mblodhën përpara ambasadës gjermane, italiane, greke në Tiranë, pas zërave se ato do të shpërndanin viza, dhe disa mijëra të tjerë u nisën me anije drejt Italisë.
Më 6 mars, disa anije u larguan nga qyteti I Durrësit me 20 mijë shqiptarë në bord, drejt Barit të Italisë.
Në 7 mars, anijet shqiptare mbërritën në brigjet e Brindisit, Barit, Otrantos dhe Monopolit.
Më 8 mars, Italia strehimin e shqiptarëve në anijenë portet e qyteteve. Shqiptarët ndenjën aty për disa ditë, derisa autoritetet italiane dokumentuan numrin e saktë të emigrantëve.