
Kryeministri Edi Rama ka vizituar, të enjten, kompaninë shtetërore turke të prodhimit të armëve ASELSAN.
Rama u shoqërua nga Fuat Oktay, zëvendëspresidenti i Turqisë.
Oktay ndau në Twitter disa foto nga vizita dhe shkroi:
“Me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ne vizituam ASELSAN, një nga vlerat në rritje të industrisë sonë të mbrojtjes dhe i thamë atij për aftësitë e kompanisë sonë dhe projektet e rëndësishme që po kryen.”
Prej dy ditësh, Rama ndodhet në Turqi, ku firmosi, ndër të tjera, me presidentin Erdogan dhe marrëveshjen për ngritjen e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë e Turqisë.