Kryeministri Edi Rama vizitoi disa nga rrugët dhe tregjet e Tiranës gjatë orarit kur lejohet qarkullimi i banorëve.
Pa maskë mbrojtëse dhe pa dorashka, Rama këshilloi veçanërisht të moshuarit që të qëndrojnë në shtëpi. Ata megjithëse janë grupi më i rrezikuar nga koronavirusi, vazhdojnë ende të dalin jashtë.
Rama theksoi se qytetarët që nuk janë të prekur, nuk kanë nevojë të përdorin maska dhe doreza kur dalin në rrugë, por mjafton të respektojnë sidomos distancën 1 metër, të mos japin dorën, të përdorin gropën e brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur.
Siç dhe Exit ka sqaruar më parë, maskat mbrojtëse nuk janë të nevojshmë të mbahen nga personat që nuk janë të sëmurë. Ato nuk të mbrojnë nga infektimi me koronavirus.