
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të mërkurën pasdite Turqinë. Lajmi u dha në media. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi vizitën dhe arsyet e saj.
Kjo është hera e dytë që prej janarit 2021, që Rama viziton Turqinë.
Më 6 janar 2021, Rama u takua me Presidentin Erdogan, ku ky i fundit i premtoi ndërtimin e spitalit të Fierit për 3 muaj. Në të njëjtën vizitë Rama firmosi edhe furnizimin e vendit me vaksina kineze Sinovac, nga një kompani turke.