Rama viziton Turqinë me ftesë nga Erdogani

Nga Exit News
Rama viziton Turqinë me ftesë nga Erdogani

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Turqinë në një vizitë dy ditore, pas ftesës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Takimi do të zhvillohet të mërkurën, njofton  Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë.

Në njoftim thuhet se në takime “do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit”.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë njoftoi se  në takime gjithashtu do të shkëmbehen “mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe”, raporton Anadolu Agency.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>