Kryeministri Rama ka vlerësuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim për rolin e saj në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë aktivitetit “Defender Europe 21” në Sheshin Nënë Tereza, Rama tha se Kim i ka dhënë “një cilësi të re” marrëdhënieve mes dy shteteve.
Sipas kryeministrit, përfshirja e ambasadores amerikane ka qenë kyçe në mbështetje të kërkesave dhe nevojave të Shqipërisë në mbrojtje dhe drejtësi.
Rama paralajmëroi se Shqipëria do të hedhë “hapa kuptimplotë” në mënyrë që të rinjtë “ta shohin adresën e Forcave të Armatosura si mundësi të artë për formimin edhe pas shkollimit”.