Pak orë para samitit të tretë për mini-Shengenin e Ballkanit, kryeministri Rama shoqëroi presidentin serb Vuçiç, presidentin malazez Gjukanoviç dhe kryeministrin maqedonas Zaev në zonat më të prekura nga tërmeti.
Së bashku me ministrin fuqiplotë Bledi Çuçi, Rama i njohu liderët e Ballkanit me gjendjen e familjeve të pastrehua dhe për dëmet e mëdha në ndërtesa.
Sot do të organizohet në Tiranë, takimi i radhës për të diskutuar idenë e miniShengenit ballkanik.
Në të nuk do të marrin pjesë asnjë prej liderëve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, të cilët kanë refuzuar ftesën për tu ulur në bisedime me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, shtete që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Presidenti serb Vuçiç, i cili erdhi që dje në Shqipëri, u prit me protesta në Tiranë.