Rama, Zaev dhe Vuçiç inkurajojnë vendet e rajonit t’i bashkohen Minishengenit

Rama, Zaev dhe Vuçiç inkurajojnë vendet e rajonit t’i bashkohen Minishengenit

Krerët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, inkurajuan vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i bashkoheshin projektit të Minishengenit.

“Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë,” ka qënë qëndrimi i përbashkët i tre udhëheqësve, i cituar nga mediat serbe.

Siç ishte paralajmëruar, kryeministri shqiptar Edi Rama, homologu maqedonas, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u mblodhën të hënën në një konferencë virtuale ku folën për hapat e radhës në çuarjen para të bashkëpunimit rajonal.

Ata theksuan sërish nevojën për të implementuar në nivel rajonal katër liritë evropiane të lëvizjes së njerëzve, të mirave, shërbimeve dhe kapitalit.

Po ashtu, palët ranë dakord që do të forconin lidhjet me Bashkimin Evropian, duke përparuar drejt syimit për të integruar tregun rajonal në atë evropian.

Ata i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që t’i përfshijnë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në Agjendën e Gjelbër, duke investuar në projekte të mbrojtjes së ambientit apo përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Vendet tona kanë një potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim të këtij sektori. Ne do të kërkojmë mbështetje praktike për të zbuluar se cilat projekte mund të përmirësojnë rajonin tonë, në drejtim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë për qytetarët tanë dhe për të ardhmen e energjisë së gjelbër të BE-së,” thuhet në deklaratën e përbashkët të takimit virtual mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç.

Ndërkohë, nga raportimet paraprake, nuk ka patur një referncë mbi statusin i Kosovës, së cilës i është shtrirë ftesa për në Minishengen, duke patur parasysh se Serbia ende nuk e ka njohur si vend të pavarur.

Projekti i Minishengenit ka përplasur qysh në fillim kryeministrin Rama dhe atë kosovar Albin Kurti, i cili e konsideron Minishengenin një projekt për rritjen e ndikimit serb në rajon ose ringjallje të projektit të Jugosllavisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>