Kryeministri Rama ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit, përkundër atij të qarkut të Vlorës.
Lajmin e bëri të ditur po Rama të hënën përmes një statusi në rrjetin Twitter, ku u shpreh se Durrësi ishte vendi ku “Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri”.
Sipas Kodit Zgjedhor, Rama duhet të zëvendësohet në listën e deputetëve të Vlorës nga kandidati që ka marr më shumë vota nga lista jo e sigurtë.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Rama do të zëvendësohet nga kandidatja Teuta Ramaj, e cila ka qënë e renditur e 9 në listë dhe ka marr 1738 vota.
Po aq ka marr edhe kandidatja Laura Ferati, por ajo renditet e 12 në listë.