Raporti i Botëror i Lirisë së Shprehjes për vitin 2019/2020 tregoi se Shqipëri ra me 15% në renditje gjatë një periudhe pesë vjeçare.
Shqipëria u vlerësua më pak e lirë se Maqedonia e Veriut, Polonia, Kosova, Rumania, Moldavia, Bullgaria, Greqia dhe madje Tunizia. Ajo arriti të tejkalojë Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Hungarinë.
Në krye të listës ishte Danimarka, Zvicra, Norvegjia, Kanadaja, Suedia dhe Finlanda, të gjitha të kategorizuara si të vende të hapura. Në fund të listës u rendit Koreja e Veriut, Eritrea, Turkmenistani, Siria dhe Bahreini.
Organizata NENI 19, për Lirinë e shtypit vuri në dukje se gjatë vitit 2019 u rrit dhuna në të gjithë Evropën kundër gazetarëve, shoqëruar me nivele të larta të mosndëshkimit dhe retorikë stigmatizuese nga zyrtarët publikë.
Ata vunë në dukje se në Shqipëri, liria e shtypit u përkeqësua. Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, ata u shprehën se në vend ekziston një “model toksik i taktikave të shpifjeve dhe sulmeve”.
Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, organizata Neni 19, shprehu shqetësimin e saj mbi përkeqësimin e lirisë së shtypit dhe dështimin për të përmbushur detyrimet sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ata vunë në dukje se situata në Shqipëri ishte një nga më të këqijat në rajon dhe po përkeqësohej, duke çuar në “shqetësime veçanërisht shqetësuese”, dhe se klima aktuale po hap rrugën për rritje të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ata kritikuan në veçanti politikanët, duke deklaruar se çdo anë e spektrit politik ishte “përfshirë në një retorikë armiqësore kundër medias”.
Shqipëria shënoi një rënie me dy vende në Indeksin e Gazetarëve pa Kufij në 2020, botuar në Prill. Vendi ka rënë gjithsej shtatë vende që nga viti 2018, duke shënuar një rënie serioze në lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve.