Avokati i Popullit deklaroi se te gjitha organet ligjzbatuese, të përfshira në dëbimin e shtetasit turk Harun Celik, kanë shkelur ligjin dhe konventat ndërkombëtare.
Në një raport drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, AP deklaron se zotit Celiku, i janë shkelur një sërë të drejtash, të garantuara në ligj dhe konventa ndërkombëtare.
AP raporton se nga të gjitha faktet e analizuara rezulton se Harun Celik, nuk është future në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Ndaj shtetasin Celik nuk ka asnjë akuzë për hyrje të paligjshmne si dhe pasaporta e tij është vlerësuar e vlefshme nga gjykata.
Shtetasit Celik nuk i është dhënë mundësi të largohet nga vendi në mënyrë vullnetare, sic parashikohet nga konventat ndërkombëtare. Ndëkohë nxjerrja e urdhërit për ta dëbuar është bërë në një kohë të shkurtër si dhe mbetet e paqartë se si është paguar bileta e kthimit për Celik.
AP pohon më tej se nuk ka asnjë të dhënë se prania e shtetasit Celik cenon sigurinë dhe rendin publik.
Simsek dhe Çelik u arrestuan teksa po udhëtonin në aeroportin e Rinasit, tranzit për në Kanada me pasaporta false.
Çeliku u dënua me 5 muaj burg për dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik.
Me të mbërritur në Turqi, Harun Çelik u përball me akuzat e pjesëmarrjes në organizatën e Gülen dhe u arrestua.
Pas tij, në fund të janarit 2020, edhe Simseku u dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh. Atij iu refuzua kërkesa për azil në Shqipëri, megjithëse i rrezikohej jeta në rast ekstradimi në Turqi. Dyshohet se ai po mbahet jashtë çdo rregulli në Ministrinë e Brendshme, e cila po përgatit ekstradimin e tij në Turqi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur hetimin ndaj qeverisë shqiptare për arrestimin e ekstradimin e shtetasit turq Harun Çelik dhe arrestimin e Selami Simsekut, i cili pritet të ekstradohet së shpejti.