Raporti i Bankës Botërore tregon se 32.1 përqind e popullsisë janë të varfër

Nga viti 2008-2012, është trefishuar numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa 32,1 % e popullsisë e rrezikon atë.

Banka Botërore konsideron si individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë. Në vitin 2008,  vetëm 10 mijë e 900 persona, në Shqipëri, jetonin në këtë nivel, ndërsa në fund të 2012 shifra u trefishua në 30 mijë e 900 vetë.

Sipas Bankës, rreth 32.1 % e popullsisë jetojnë me nga 2 deri në 5 dollarë në ditë, çka i bën ata të rrezikuar për të rënë në nivelin e varfërisë esktreme.

Krahasuar me vendet në rajon, Shqipëria është vendi më i kërcënuar nga skamja. Në Bosnjë, vetëm 2% e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërsa në Maqedoni 23,86%.

Parashikimet për  pas vitit 2012 janë shqetësuese, për shkak të rënies së ekonomisë dhe masave shtrënguese në rrafshin fiskal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>