Stringa: 20% e buxhetit të shtetit u shpenzua në shkelje të ligjit

Nga Exit News
Stringa: 20% e buxhetit të shtetit u shpenzua në shkelje të ligjit

Rreth 20 përqind e fondeve buxhetore u shpenzuan nga qeveria në vitin 2019 të paktën në shkelje të një ligji. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2020 u konstatua një dëm ekonomik prej rreth 712 milionë eurosh.

Nga këto 17,7 milionë lekë u klasifikuan si dëm ekonomik dhe 694 milionë euro u klasifikuan dëm për shkak të shkeljeve të ligjeve ose rregullave nga të institucionet publike.

Kjo gjetje e raportit të KLSH-së u vlerësua shqetësuese, nga ekonomisti Azmi Stringa për emisionin”Me pak fjalë”, duke marrë parasysh se buxheti i shtetit ishte rreth 3.7 miliardë euro.

“Kur 20% e lekëve që ti ke futur, përdoren keq, Kuvendi duhet të alarmohet”, shtoi Stringa.

Gjithashtu, Stringa u shpreh se raporti tregon se shteti ka “dobësira strukturale në sistemet e kontrollit që duhet ta mbajnë paranë publike nën monitorim”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>