OSBE ka theksuar faktin se “lufta kundër korrupsioni mbetet një nga sfidat kryesore për Shqipërinë” pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar gjendjen.
Ky është përfundimi i raportit vjetor, të parë nga Exit News, i hartuar nga Zyra e OSBE-së në Tiranë për Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.
Në raport përfshihet fakti se: “Në vitin 2018, Shqipëria ra 8 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsioni të publikuar nga Transparency International”, duke theksuar se vlerësimi i nivelit të korrupsionit në sektorin public ishte vërtetuar edhe nga shoqatat e huaja dhe vendase të biznesit.”
Një tjetër shqetësim i ngritur në raport është liria e medias. Ai detajon “rastet e dhunës kundër gazetarëve” gjatë raportimit të lajmit. Ai gjithashtu shkruan se Shqipëria ka rënë shtatë vende në Indeksin e Lirisë së Medias të hartua nga Reporterët pa Kufi.
Në raport kritikohet edhe paketa ligjore anti shpifje e hartuar nga qeveria, e rishikuar edhe nga zyra e OSBE-së për Lirinë e Medias. Qeveria shqiptare ka injoruar sugjerimet e tyre në draftin e fundit. OSBE u shpreh se shpreson që ligjit të respektojë standartet evropiane të lirisë së medias. Ata shtuan se “diskutime dhe përmirësime të mëtejshme” duhet të përfshihen përpara se të votohet në Kuvend.
Në këtë raport nuk janë përmendur rastet e gazetarëve, emisionet e të cilëve janë mbyllur dhe nuk janë përmendur fushatat e denigrimit kundër gazetarëve të huaj kritikë.
OSBE shkroi se kriza aktuale politike “do të ndikojë edhe mjedisin ku punon OSBE”. Raporti shpjegon se ndasia politike mund të ndikojë disa nga projektet e OSBE-së, “ në vecanti në terma të mbështetëjes ndaj reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi”. Duke marrë në konsideratë “mjedisin e polarizuar politik”, OSBE tha se përfshirja e saj në forcimin e demokracisë në Shqipëri është thelbësore.
Raporti nuk përmend hetimin e nisur nga prokuroria mbi vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2016 dhe 2017, të nisur pas publikimit të audio përgjimeve nga gazeta gjermane BILD. Në këto pëgjime përfshihet edhe Kryeministri Rama. Gjithashtu, në raport nuk shkruhet se Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore drejtohet nga Damian Gjiknuri, i përfshirë në vjedhjene votave në Dibër.