Raporti i Twitter-it: Rriten kërkesat e qeverive për heqje të artikujve të gazetarëve

Raporti i Twitter-it: Rriten kërkesat e qeverive për heqje të artikujve të gazetarëve

Një raport i rrjetit social Twitter, i shqyrtuar nga Reuters, zbuloi se vitin e kaluar kërkesat e qeverive nga e gjithë bota për heqje të përmbajtjes gazetareske.

Sipas raportit Twitter ka marr rreth 361 kërkesa ligjore nga qeveritë, që kanë kërkuar heqje të matërialeve gazetareske, që i përkisnin rreth llogarive të verifikuara të 199 gazetarëve dhe mediave.

Rrjeti nuk bëri me dije se cilat vende kanë paraqitur kërkesa apo cilat kërkesa ka përmbushur.

Raporti vjen në një kohë që rrjetet sociale po përballen me kontroll të shtuar qeveritë në lidhje me përmbajtjen e lejuar në platformat e tyre.

Twitter është përfshirë në disa konflikte me vendet rreth botës, më së shumti me Indinë, për shkak të rregullave, që synojnë rregullimin e përmbajtjes në mediat sociale.

Jo pak herë, vendet vendosin arbitrarisht të ndërpresin shërbimin e rrjetit social në vend, veçanërisht në kohë krizash, siç ishte rasti i Kubës ditëve të fundit apo i Nigerisë muajin e kaluar.

Në nivel global kompania ka marrë mbi 14 500 kërkesa për informacion midis 1 korrikut dhe 31 dhjetorit 2020 dhe iu është përgjigjur rreth 30% të kërkesave, të cilat mund të vijnë nga qeveri apo subjekte të tjera dhe kërkojnë të zbulojnë identitetin e njerëzve që përdorin platformën nën pseudonime.

Sipas Twitter-it, India ishte vendi i parë prej nga buronin kërkesa të tilla gjatë gjysmës së dytë të 2020, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, e cila renditet e dyta.

Javën e kaluar, kompania tha se kishte punësuar një zyrtar të përkohshëm të pajtueshmërisë në Indi dhe do të emëronte drejtues të tjerë në mënyrë që të zbatonin rregullat.

Ashtu si platformat e tjera të mediave sociale, Twitter ka hasur vështirësi në luftën ndaj të folurës me urrejtje, keqinformimit dhe abuzimeve të tjera.

Raporti rikonfirmon faktin se pandemia preku rëndë lirinë e shtypit. Ajo u manifestua me shfaqjen e një trendi në mungesën e trasparencës nga ana e qeverive, e shtuar vitin e kaluar, të cilat i detyruan gazetarët t’iu referohen të dhënave të shtetit kur raportonin apo iu mohua qasja në deklaratat për shtyp.

Po njësoj ka qënë edhe tendenca e qeverive për të abuzuar me të drejtat e gazetarëve, të cilët u përballën me fushata denigruese në internet ose shpifje, si dhe sulme verbale e fizike.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>