Të paktën tre raste në ditë të dhunës në familje ose krimeve seksuale raportohen gjatë vitit 2019.
Sipas raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm këto lloj veprash penale kanë pësuar një rritje në krahasim me 2018, duke shkuar 1300 raste në total.
Rreth 158 raste të reja në lidhje me krimet seksuale janë rregjistruar gjatë vitit 2019.
Numri i total i të dënuarve për këto vepra penale është 49 persona.
Ngacmimi seksual ka numrin më të lartë të rasteve me 57 raste ndër të cilat 23 persona janë dënuar. Më pas krimet kundër të miturve zënë vendin e dytë me 42 raste ku 12 persona janë dënuar.
Në lidhje me veprat penale në familje, dhuna në familje mbetet shqetësimi kryesor. Raporti evidenton se gjatë vitit 2019, janë raportuar 1140 raste ndër të cilat 793 persona janë dënuar. Ndërkohë 17 raste janë raportuar për veprën penale e vrasjes në familje ndër të cilat 13 persona janë dënuar.
Qyteti më i prekur mbetet Tirana ku raporton përqindjen më të lartë të rasteve të raportuara.