Raporti PISA, nxënësit shqiptarë nën nivelin mesatar të dijeve

Raporti PISA, nxënësit shqiptarë nën nivelin mesatar të dijeve

Raporti ndërkombëtar vjetor “Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve” (PISA), që mat dhe vlerëson aftësitë e 15 vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë, e rendit Shqipërinë nën nivelin mesatar të dijeve.

Ndër 79 vende të botës, Shqipëria renditet në vend të 61-të, nën nivelin mesatar në matematikë, lexim dhe në shkencë. Në rajon, vendi jonë ka lënë pas vetëm vende si Maqedonia, Kosova, Algjeria.

Shqipëria në lexim bën pjesë në nivelin e parë me 405 pikë. Në këtë nivel, nxënësit mund të dallojnë qëllimin e autorit, idenë kryesore, dhe mund të bëjnë lidhje të informacionin në tekst me dijen e përditshme.

Në matematikë, Shqipëria renditet në nivelin e dytë me 437 pikë:

“Nxënësit mund të interpretojnë dhe të njohin situata të drejtëpërdrejta. Ata mund të nxjerrin informacionin e rëndësishëm vetëm nga një burim dhe mund ta përdorin vetëm në një prezanitm. Mund të bëjnë veprime bazë matematikor. Bëjnë arsyetim të drejtpërdrejtë.”

Në shkencë renditet në nivelin e dytë me 417 pikë:

“Nxënësit dinë të shpjegojnë dukuritë bazike të shkencës. Ata mund të bëjën arsyetim jo abstrakt për zgjidhjen e problemeve teknologjike ose shkencore.”

Të dhëna të tjera janë:

 – Përqindja e mësuesve me diplomë master është më e lartë se sa mesatarja e OECD-së;

 – 7 përqind e nxënësve raportojnë se janë përherë viktima të bullizmit;

 – 60 përqind e nxënësve thonë se të mësuarit nuk preket nga sjellje frikësuese dhe nga bullizmi i nxënësve të tjerë;

 – 86 përqind e nxënësve shprehen kundra bullizmit;

 – 95 përqind e nxënësve shprehen se janë të lumtur me jetën e tyre;

 – 48 përqind e studentëve emigrant raportojnë se janë në mënyrë të vazhdueshme pre e bullizmit, ndërsa vetëm 25 përqind e nxënësve jo emigrant raportojnë se janë pre e bullizmit;

 – Në Shqipëri klima e disiplinës është përmirësuar ndjeshëm nga 2009 në 2018;

 – Konkurrenca mes studentëve është më e lartë në Shqipëri, Kinë, Jordani, Kore, Malajzi, Norvegji, Singapore, dhe SHBA;

 – Në vetëm 6 vende, Shqipëri, Jordani, Malajzi, Marok, Maqedonia e Veriut, dhe Turqia, vajzat kanë marrë nota më të larta se sa djemtë;

 – Të paktën 6 në 10 prindër diskutojnë me nismën e tyre progresin e fëmijëve;

 – Më pak se një në 4 prindër aktivizohen vullnetarisht në aktivitete jashtëshkollore;

 – Në Shqipëri, Kazakistan dhe Hollandë më pak se 6 përqind e studentëve raportojnë se nuk janë të kënaqur me jetën e tyre;

 – Studentët 15 vjeçarë në vende në të cilat performanca në lexim është me e ulët se mesatarja e OECD, si Shqipëria shprehen më shumë vetë besim në aftësitë e tyre të përgjithshme në krahasim me studentët në vendet e tjera të OECD.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>