Raportohen për herë të parë 2 vatra zjarri në Tiranë

Raportohen për herë të parë 2 vatra zjarri në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend, të premten. Për herë të parë njoftohen për dy vatra zjarri në Tiranë:

Në zonën e Porcelanit, në Tiranë ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ku po punohet nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e tij.

Në lagjen Sauk i Vjetër, mbrapa Pallatit të Brigadave në Tiranë është raportuar një zjarr, për shuarjen e të cilit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet vendore.

Vatrat e tjera të zjarrit ndodhen:

Në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është riaktivizuar. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar 50 forca ushtarake dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Forcat e Armatosura. Gjatë ditës ka punuar edhe Helikopteri çek.

Në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, në Kukës ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Laku i Mollave”. Situata vijon të mbetet kritike, pasi është e vështirë të ndërhyhet nga toka. Gjatë ditës së sotme është punuar nga ajri. Nuk rrezikohet tuneli dhe banesa.

Në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha.

Në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Nga toka po punojnë 25 forca te armatosura dhe 35 forca te tjera zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe të njësisë administrative. Nga ajri kanë punuar dy helikopteret hollandezë.

Në Fushë Arrëz u riaktivizuar vatra e zjarrit në Fletë, ku po punohet për izolimin e saj. Zjarri rrezikon të kalojë në fshatin Kryezi.

Në fshatin Martallos Lab, nj.ad Lopës në Tepelenë.

Në fshatin Radat në Dropull, e cila ishte stabilizuar gjatë ditës.

Në pyllin e Shetaj në Durrës, ku gjithashtu po punohet nga zjarrfikësit.

Në fshatin Kocul, në njësinë administrative Vllahinë në bashkinë Selenicë. Zjarri nuk paraqet rrezik.

Në njësinë administrative Shezë në bashkinë Peqin, por pa rrezik.

Në fushën e Selenicës, në Bekovë, në ara të korrura, pa rrezik.

Në fshatin Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, në Dibër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>