Peter Beyer dhe Christian Schmidt, raportuesit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman, kanë theksuar se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por presidentin Hashim Thaçi.
“Kjo duhet të jetë shumë e qartë për këdo që kërkon të kuptojë të vërtetën.”, shkruajnë deputetët gjermanë në një deklaratë të përbashkët.
Beyer dhe Schmidt e quajnë propagandë tezën se Prokuroria Speciale është një forcë e huaj që kërkon të dëmtojë UÇK-në si një e tërë.
“Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe asgjë tjetër veçse keqinformim i qëllimshëm.” – thotë deklarata.