Raportuesja për Kosovën në BE: Ishte gabim rrëzimi i qeverisë Kurti në mars

Nga Exit News
Raportuesja për Kosovën në BE: Ishte gabim rrëzimi i qeverisë Kurti në mars

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europain, Viola von Cramon deklaroi se rrëzimi i qeverisë Kurti në mars ishte gabim.

Në një intervistë për Deutsche Wellen, Von Cramon u shpreh:

“Besoj se ishte gabim i madh, që u rrëzua qeveria më 25 mars. Shumë në perëndim e komentuan atëherë kështu, dhe ne të gjithë e kritikuam që nuk është ide e mirë të rrëzosh në kohë pandemie një qeveri.”

Von Cramon tha se i vjen keq që Gjykatës Kushtetuese iu desh 6 muaj kohë për të thënë atë që shumë thanë në fillim: se ngritja e qeverisë Hoti ishte e paligjshme:

“Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që e thanë që në fillim shumë vetë, që kjo zgjedhje nuk ishte kushtetuese, edhe nën atë rrethanë që u lejuan në votim, persona që ishin dënuar.

Këtë pohim nuk e kisha bërë më parë, sepse në fillim është mirë të thonë fjalën e tyre gjykatat. Për mua është për të ardhur keq, që Gjykatës Kushtetuse iu desh shumë kohë për këtë.”

Ajo theksoi se tashmë vendit i duhen zgjedhje të reja për të zgjedhur qeverinë dhe një president i ri, vendimi që nuk janë të thjeshta për tu marrë gjatë pandemisë:

“Na duhet një datë për zgjedhjet e parlamentit e natyrisht para fundit të prillit do duhet të zgjidhet presidentja apo presidenti i ri.

T’i bësh të gjitha këto në kohë pandemie, në kohën kur gjendja ekonomike është vështirësuar, e në një situatë, kur të gjithë presin nga Kosova rezultate në drejtim të dialogut, nga ana politike nuk është e lehtë, kjo është e qartë.”

Von Cramen tha se shpreson që zgjedhjet e reja të nxjerrin një qeveri të qëndrueshme, të gatshme për të vijuar reformat:

“Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin aq stabilitet, që të mos kemi çdo vit zgjedhje të reja, e që të fillojnë reformat që presin prej një kohe të gjatë; reforma në lidhjen me ligjin zgjedhor, reforma në drejtësi, ajo në lidhje me luftën kundër korrupsionit.”

Në 25 mars 2020, Parlamenti i Kosovës votoi për shkarkimin e qeverisë së Albin Kurtit, në një mocioni paraqitur nga partneri në qeveri i Lëvizjes Vetëvendosja, Partia Demokratike e Kosovës.

Qeveria Kuti kishte vetëm 50 ditë që kishte marrë detyrën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>