Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos: Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave

Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos: Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave

Ditën që Këshilli i Cështjeve të Përgjithshme të BE-së pritet të marrë vendim në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos ka deklaruar se vendi jonë ka përmbushur kushtet.

Përmes një statusi në rrjetin Twitter ajo shkruan: “Rruga e anëtarësimit në BE duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi.”

Santos i bëri thirrje Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme të BE-së për caktimin e datës së mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Edhe vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian e meriton këtë zhvillim,” përfundon Santos.

Ajo ndau edhe një deklaratë të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, që pohon se për herë të parë të gjithë vendet e Be-së janë në favor të hapjes së negociatave.

Shqipëria ka arritur të bindë disa prej vendeve evropiane, të cilat kundërshtonin nisjen e bisedimeve me të, si Franca dhe Hollanda, por pengesë aktualisht mbetet Bullgaria, e cila ka mosmarrëveshje në lidhje me gjuihën dhe historinë e përbashkët me Maqedoninë.

Nëse qëndrimi i Bullgarisë nuk ndryshon, Shqipëria pritet të penalizohet për shkak se procesi i saj i integrimit është lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>