Lideri i Lëvizjes Movimento 5 Stelle në Itali, Beppe Grillo e ka quajtur votën kundër ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Qeveria Renzi, fitore të demokracisë.
Beppe Grillo reagoi menjëherë pas humbjes së Kryeministrit italian Matteo Renzi në referendumin e së djelës për ndryshimet kushtetuese dhe dorëheqjes së tij.
“Propaganda e regjimit dhe gjithë gënjeshtrat e tij humbën. Fituesit e parë janë qytetarët që ngritën kokën e votuan në masë.”
69 për qind e italianëve morën pjesë në votime, shifër kjo e konsideruar shumë e lartë krahasur me zgjedhjet e mëparshme.
Beppe Grillo bëri thirrje për zgjedhje të reja për të zgjedhur qeveri të re.
“Italianët duhet të thirren të votojnë dhe më këtë ligj elektoral që kemi.”
Votimi i së dielës kishte të bënte me heqjen e disa kompetencave të dhomës së Senatin në parlamentin italian dhe përqëndrimin e vendimmarrjes në duart e qeverisë.