Referendumi në Itali, Grillo: Fitore e qytetarëve, humbje e propagandës së qeverisë

Referendumi në Itali, Grillo: Fitore e qytetarëve, humbje e propagandës së qeverisë

Lideri i Lëvizjes Movimento 5 Stelle në Itali, Beppe Grillo e ka quajtur votën kundër ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Qeveria Renzi, fitore të demokracisë.

Beppe Grillo reagoi menjëherë pas humbjes së Kryeministrit italian Matteo Renzi në referendumin e së djelës për ndryshimet kushtetuese dhe dorëheqjes së tij.

“Propaganda e regjimit dhe gjithë gënjeshtrat e tij humbën. Fituesit e parë janë qytetarët që ngritën kokën e votuan  në masë.”

69 për qind e italianëve morën pjesë në votime, shifër kjo e konsideruar shumë e lartë krahasur me zgjedhjet e mëparshme.

Beppe Grillo bëri thirrje për zgjedhje të reja për të zgjedhur qeveri të re.

“Italianët duhet të thirren të votojnë dhe më këtë ligj elektoral që kemi.”

Votimi i së dielës kishte të bënte me heqjen e disa kompetencave të dhomës së Senatin në parlamentin italian dhe përqëndrimin e vendimmarrjes në duart e qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>