
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj takoi Bruce C. SWartz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm, dhe Këshilltari i Departamentit të Drejtësisë për Çështjet Ndërkombëtare, në Ëashington.
Në takim u bisedua mbi vazhdimin e reformës në drejtësi, sipas postimit në Tëitter të departamentit amerikan të Drejtësisë, të shtunën.
SWartz është mbikëqyrësi i zyrës amerikane të OPDAT-it (Zyra e Departamentit për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorëve përtej oqeanit) dhe ICITAP-in (Programi i Ndihmës së Huaj për Trajnim Hetuesve).
Ai ka vizituar Shqipërinë në 2016 pas miratimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi u hartua me ndihmën e ekspertëve amerikan të OPDAT dhe ICITAP.