Reforma në drejtësi mbetet prioritet për qeverinë amerikane dhe për vetë ambasadoren Yuri Kim. “Për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe, për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet. [..] Tani është në dorën e udhëheqësve politikë që të tregojnë seriozitetin e tyre për ta bërë këtë realitet”, tha Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një intervistë për gazetaren Ilva Tare.
Zonja Kim i bëri thirrje udhëheqësve politik të nxitojnë për të krijuar Gjykatën Kushtetuese dhe gjyqtarëve për të prodhuar rezultate. “Reforma nuk ëshët e përsosur por “elementët bazë janë aty dhe varet nga aktorët që të fillojnë ta zbatojnë atë vërtet”, tha ajo.
Gjithashtu, ambasadorja e vlerësoi nisjen e hetimeve nga SPAK për tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë:
“SPAK do të shohin faktet dhe pres me kënaqësi, ashtu si kushdo tjetër në Shqipëri, se cilat do të jenë rezultatet. Por ekziston një proces dhe është gjëja e mirë”.