Reforma Zgjedhore, me gjasa, përfundon në mes të tetorit

Nga Exit News
Reforma Zgjedhore, me gjasa, përfundon në mes të tetorit

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor që i japin fund gjithë Reformës Zgjedhore me shumë gjasa do të miratohen deri në mes të tetorit.

Sipas afateve të vëna nga Komisioni i Ligjeve, në tre javët e ardshme duhet të bëhen të gjithë ndryshimet e Kodit Zgjedhor që reflektojnë ato ndryshimet e kushtetutës, miratuar në 30 korrik.

Exit News sjell më poshtë kalendarin e punimeve të nevojshme për të miratuar Kodin e ri Zgjedhor:

– 30 shtatori është afati i fundit që të dorëzohet në Komisionin e Ligjeve, drafti nga grupi i punës për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese të 30 korrikut.

– Pas dorëzimit, drafti do të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe nëse shikohet e nevojshme nga anëtarët e komisionit, do të bëhen ndryshime. Këto diksutime pritet të bëhen në mbledhjen e parë të Komisionit, në javën e parë të tetorit.

– Pas diskutimit në KL, drafti shkon në kuvend për tu miratuar. Sërish, nëse respektohen afatet, drafti mund të shkojë në kuvend brenda javës së parë ose të dytë të tetorit.

Për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nevojiten 84 vota pro.

Për të lexuar më shumë për të gjitha ndryshimet e Kushtetutës që janë bërë deri tani dhe ato që priten të bëhen në Kodin Zgjedhor, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>