
Partia Socialiste do të bëjë publik qendrimin e sja mbi reformën zgjedhore.
“Sot në 13.00 qëndrimi i PS për përmbylljen e procesit të reformës zgjedhore në parlament brenda këtij sesioni të Kuvendit të Shqipërisë”, njofton në Twitter, Kryeministri Edi Rama.
Marrëveshja e reformës zgjedhore ndërpartiake, PS, PD dhe LSI u firmos më 5 qershor. Por, ajo ende nuk është miratuar në Kuvend, pasi deputetet e partive parlamentare kërkojnë ndalimin e koalicioneve, votimin me lista të hapura dhe vendosjen e pragut prej 5 përqind për hyrjen në Kuvend.