Kokteili i antitrupave Regeneron ul vdeskshmërinë nga Covid-19

Nga Exit News
Kokteili i antitrupave Regeneron ul vdeskshmërinë nga Covid-19

Kompania e barnave Regeneron kërkon të miratojë kokteilin e saj të antitrupave Covid-19 si një trajtim parandalues ndaj sëmundjes, raporton The Guardian.

Ajo ka kërkuar miratimin nga agjensia në SH.B.A. pasi testet treguan se kokteili uli rrezikun e infeksioneve simptomatike në familjet që kishin një familjar të sëmurë.

Kompania tha se REGEN-COV, siç quhet kombinimi i casirivimab dhe imdevimab, uli rrezikun e përgjithshëm të përparimit në Covid-19 simptomatik me 31% dhe me 76% pas ditës së tretë.

Ajo shtoi se provat treguan se kokteili shkurtoi kohëzgjatjen e simptomave dhe uli ndjeshëm nivelet virale.

Regeneron ka hyrë në partneritet me Roche në Zvicër dhe së bashku më strukturën e saj bioteknologjike në San Francisko, do të prodhojnë rreth 2 milion doza në vit.

Aktualisht kokteili i antitrupave ka marr miratimin për përdorim emergjent për pacientë me nivele të lehta dhe të moderuara të infeksionit Covid-19.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>