Reklamat falas – Televizionet kryesore i ankohen OSBE-së dhe Autoritetit të Mediave

Reklamat falas – Televizionet kryesore i ankohen OSBE-së dhe Autoritetit të Mediave

Dhjetë përfaqësues të televizioneve kryesore në vend i kanë dërguar një letër ankesë Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe OSBE-së për transmetimin e reklamave televizive politike falas gjatë fushatës zgjedhore.

Ato shprehen se Kodi Zgjedhor është më i rëndësishëm se ligji për partitë politike i ndryshuar këtë javë në Kuvend. Ndaj, ato kërkojnë që këto dy institucione të marrin masa për zbatimin e Kodit Zgjedhor.

Dje, reagoi edhe Shoqata e Mediave Audiovizive sipas së cilës “Ky ligj është miratuar në shkelje flagrante të Kushtetutës e cila garanton lirinë dhe mbrojtjen e pronës private në Shqipëri”.

Gjithashtu shoqata e mediave deklaroi se do të dërgojë ligjin për “Partitë politike” në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme te ngjashme