Komisoni i Venecias ka dërguar rekomandimet e tij në lidhje me draftin më të fundit të reformës në drejtësi, përgatirur nga një komision i posacëmn i Kuvendit.
Rekomandimet kryesore janë:
- Byroja Kombëtare e Hetimit, ose Prokurori Special për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, siç quhet në raport, duhet të jetë pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme, por duhet të jetë njësi autonome, e pandikuar nga qeveria apo zyrtarë të tjerë.
- Nëse Prokurori i Përgjithshëm (aktual) kalon me sukses proçesin e vetingut (verifikimit të figurës së tij), nuk ka arsye që mandati i tij, në vazhdim, të ndërpritet para kohe.
- Të dyja shumicat e cilësuara për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti (2/3 propozuar nga opozita dhe 3/5 propozuar nga maxhoranca) janë legjitime. Vendim se cila shumicë do të zgjidhet është vendim politik dhe jo juridik. Nëse zgjidhet varianti i 2/3-ve (94 vota) duhet gjetur dhe një mekanizëm efikas zhbllokues, në rast bllokimi të votimit. Mekanizmi zhbllokues duhet, gjithsesi, të sigurojë influencën e opozitës në votim.
- Komisioni Special i Kualifikimit dhe gjykatësit e Këshillit Special të Kualifikimit duhet të jenë përgjegjës për proçesin e vetingut (verifikimit të figurës së gjykatësve e prokurorëve). Çdo proçes vetingu është i vlefshëm për 9 vjet.