Mbi 60,500 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 9 korrik në Amerikë, duke shënuar rekord të ri për numrin më të lartë të infeksioneve të reja në një ditë.
Kjo shifër tregon se janë 500 raste më shumë se ato të një dite më parë, në 8 korrik, ku u regjistruan 60,000 raste të reja.
Rastet janë shtuar në 41 nga 50 shtete në dy javët e fundit dhe qytetarët janë të ndarë për çështjet e rihapjes së bizneseve dhe shkollave, apo detyrimit për të mbajtur maskë në ambjente publike.