Rekord i ri në Spanjë: 849 viktima me Covid-19 në një ditë

Nga Exit News
Rekord i ri në Spanjë: 849 viktima me Covid-19 në një ditë Foto ilustruese - Spanjë

Spanja raportoi të martën 849 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 8189 të vdekur.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve në 24 orë, duke vendosur kështu një rekord të ri.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 9222 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 94 417 të infektuar.

Spanja u bë kështu vendi i tretë pas Italisë (97 mijë) dhe SHBA-ve (143 mijë) që tejkalon totalin e Kinës (81 470) për numrin e te prekurve .

Deri pasditen e së hënës, në botë ishin raportuar 740 mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 35 mijë kanë vdekur.

Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme