Rekordi i ri i koronavirusit, 86 viktima në 24 orë

Rekordi i ri i koronavirusit, 86 viktima në 24 orë

86 persona kanë humbur jetën 24-orëshin e fundit nga koronavirusi, duke shënuar kështu numrin më të lartë të të vdekurve brenda një dite nga ky virus.

Në total deri më tani 725 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 35 mijë persona janë prekur nga ky virus.

Po sot, ka humbur jetën amerikani i parë nga ky virus. Ai ishte 60 vjeç dhe ndodhej në Wuhan, vendin e origjinës së këtij virusi. Po ashtu dhe një shtetas japonez që jetonte në Wuhan humbi jetën si pasojë e koronavirusit.

Jashtë Kinës, koronavirusi është përhapur në 27 vende dhe ka infektuar 320 njerëz.

Deri më tani nuk asnjë të prekur në rajonin e Ballkanit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>