Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka njoftuar të gjithë studentët se universiteti ka zgjedhur platformat dhe mënyrën se si do të zhvillohet mësimi online për këtë vit akademik.
Përmes një mesazhi online, Hoxha tha se stafi akademik po punon që të sigurohet mbarëvatja e mësmit dhe në kushtet e reja të imponuara nga pandemia e Covid-19.
Hoxha tha se UT ka hartuar rregulloren për mbrojtjen nga përhapja e virusit si për studentët, ashtu dhe për stadin pedagogjik.
Viti i ri për universitetet nis të hënën, 2 nëntor.