Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni deklaroi se në datën 30 koorrik nuk mund të ketë zgjedhje.
Në një postim në Facebook, ai i përgjigjet Ministres Besa Shahini duke argumentuar se nuk është ngritur Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, I cili merret më organizimin e zgjedhjeve.
“Edhe një herë deklaroj se në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanet e fakulteteve të UT, kryesisht me Dh.Kule dhe A.Hoxha.”
Ai akuzoi Ministren Shahini se po përpiqet të marrë peng Universitetin e Tiranës.