Rëndohet situata e pandemisë në Kosovë, klinika infektive në Prishtinë pa shtretër të lirë

Nga Exit News
Rëndohet situata e pandemisë në Kosovë, klinika infektive në Prishtinë pa shtretër të lirë

Situata e pandemisë është rënduar në Kosovë javët e fundit, teksa spitalet ku trajtohen të infektuarit janë ngarkuar.

Në Klinikën Infektive në Prishtinë, më të enjten, nuk ka pasur asnjë shtrat të lirë, raporton REL ndërsa nga 110 pacientët që po trajtohen, rreth 90% po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Në të gjithë Kosovën janë 527 të infektuar me COVID që po trajtohen në spitale.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit humbën jetën 8 persona dhe janë regjistruar 2 236 raste të reja, shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë.

Rreth 221 mijë persona janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>