Një 55-vjeçar ndërroi jetë pasi ra nga një pallat ku po punontë, të martën, në Kavajë. Aksidentet në punë si pasojë e rënies nga lartësia në vend u rritën në vitin 2020, sipas një raporti të Zyrës së Punës. Kështu:
Gjatë viti 2020, 182 punonjës u aksidentuan në punë. Ndër to 36 persona humbën jetën.
112 u aksidentua në punë të ndryshme, dhe 22 u aksidentuan në punën në miniera. Mosha mesatare e të aksidentuar ishte 42 vjec.
Nisur nga shkaku i aksidententeve me pasojë vdekje: 28% e tyre kanë si shkak të aksidentit “rënien nga lartësia”; 12% moszbatim i rregullores së sigurimit teknik; 9% rënia kontakt me energjinë elektrike; dhe 14% aksidente rrugore me pasojë vdekje.
Në 77 % të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, ndërkohë që 72% e aksidenteve me pasojë fatale për jetën kanë ndodhur për këto shkaqe.