Reporterët pa Kufi akuzojnë qeverinë britanike për shkelje të lirisë së mediave

Nga Exit News
Reporterët pa Kufi akuzojnë qeverinë britanike për shkelje të lirisë së mediave

Qeveria Britanike u akuzua për shkelje të lirisë së mediave gjatë bllokimit të COVID-19.

Reporterët pa Kufij thanë se qeveria ishte “hakmarrëse” në përgjigjen ndaj interesit të publikut për raportimin e historive të lidhura me pandeminë.

Ata i bënë thirrje zyrtarëve të qeverisë për përdorimin e shpifjeve dhe sharjeve ndaj gazetave dhe kufizimin e gazetarëve nga pjesëmarrja në konferencat për shtyp të qeverisë. Kjo, sipas Reporterëve pa Kufi po ushqen një klimë armiqësore dhe mosbesimit në mediat britanike.

Zyrtarët gjithashtu u kritikuan edhe për përdorimin e frazave si “pretendime të rreme”, “gënjeshtra dhe gabime”, “artikull i pasaktë” dhe “mos besoni gjithçka që lexoni në gazeta”.

Në veçanti, media u sulmua pas raportimeve këshilltari i Kryeministri Boris Johnsons, Dominic Cummings kishte thyer rregullat e karantinës.

Ai udhëtoi nga Londra për në durham për të takuar prindërit e tij gjatë kohës që bashkëshortja e tij ihste e infektuar me koronavirus. Cummings e pranoi se ai kishte thyer kufizimet.

Sidoqoftë, qeveria britanike lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar raportimet “pretendime të rreme”. “Ne jemi të alarmuar për përkufizimin e raportimeve serioze në interes të publikut si “të rremë” nga qeveria britanike. Këto taktika po shërbejnë vetëm për të nxitur armiqësinë dhe mosbesimin e publikut në media.

Kjo prirje shqetësuese sigurisht që nuk është në përputhje me përkushtimin e deklaruar të qeverisë për të mbrojtur lirinë e mediave në botë – dhe duhet të tërhiqet menjëherë para se klima e lirisë së shtypit në Mbretërinë e Bashkuar të gërryhet më tej “, tha drejtori i Byrosë RSF në Mbretërinë e Bashkuar, Rebecca Vincent.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme