Reporterët pa Kufi: Talibanët nuk lejojnë gazetaret gra të punojnë

Nga Exit News
Reporterët pa Kufi: Talibanët nuk lejojnë gazetaret gra të punojnë

Rreth 600 gra gazetare u pushuna nga puna në Afganistan nga talibanët. Këto shifra janë rezultat i një hetimi nga Reporterët pa Kufij dhe organizata partnere e saj, Qendra për Mbrojtjen e Grave Gazetare Afgane.

Para pushtimit, në Kabul kishte 108 mediave me rreth 4940 punonjës. Këto përfshinin 1080 gra, 700 prej të cilave ishin gazetare. Nga 510 gratë që punuan për tetë mediat më të mëdha, vetëm 76 (përfshirë 39 gazetare) janë ende në punë.

Sekretari i Përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire tha:

“Talebanët duhet të respektojnë të drejtën themelore të grave, përfshirë gratë gazetare, për të punuar dhe ushtruar profesionin e tyre. Gratë gazetare duhet të jenë në gjendje të rifillojnë punën pa u ngacmuar sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse është e drejta e tyre më themelore, sepse është thelbësore për jetesën e tyre, dhe gjithashtu sepse mungesa e tyre nga media do të kishte efektin e intimidimit të të gjitha grave afgane. Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes talebane që të japë garanci të menjëhershme për lirinë dhe sigurinë e të gjitha grave gazetare”.

Vetëm 48 orë pasi talebanët morën kontrollin, gratë nga kanalet televizive në pronësi private si Tolonews, Ariana News, Kabul News, Shamshad TV dhe Khursid TV vazhduan punën dhe dolën jashtë për të mbuluar ngjarjet.

Por ngacmimet që ata morën ishin të mëdha, u sulmuan verbalisht dhe fizikisht. Nahid Bashardost, një reportere nga Pajhwok u rrah nga talebanët jashtë Aeroportit të Kabulit. Të tjerë raportuan se talebanët po prisnin jashtë zyrave të tyre dhe i ndalonin ata të largoheshin.

Në kanalet shtetërore, të gjitha gratë janë zëvendësuar dhe nuk guxojnë të shkojnë në punë pasi stacionet janë nën kontrollin e talebanëve. Pa burim të ardhurash, këto gra dhe shumë të tjera janë në rrezik të vështirësive ekstreme ekonomike.

Më 24 gusht, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet tha: “Një vijë e kuqe themelore do të jetë trajtimi i talibanëve ndaj grave dhe vajzave dhe respektimi i të drejtave të tyre për liri”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>