Reporterët pa Kufij thirrje institucioneve, të mos preket vija editoriale e Ora News

Nga Exit News
Reporterët pa Kufij thirrje institucioneve, të mos preket vija editoriale e Ora News

Reporterët pa Kufij i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare që hetimet ndaj Ylli Ndroqit të mos prekin vijën editoriale dhe pavarësinë e gazetarëve të Ora News dhe Channel One.

Në një njoftim për shtyp, të premte, përfaqësuesi i RFS Pauling Ades-Mevel tha se “në sezonin e ardhshëm parlamentar është më thelbësore se kurrë që autoritetet të respektojnë pluralizmin e medias dhe të lejojnë të gjitha pikëpamjet, përfshirë edhe opinionet më kritike”.

RSF theksoi se si Ora News dhe Channel One, në pronësi të Ylli Ndroqit “kanë kritikuar shpesh Kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj”. Ata shtuan se “këto dy televizione janë të njohura për kritikat ndaj autoriteteve”.

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit sekuestroi më 3 gusht, pasuritë e Ylli Ndroqit në zbatim të ligjit antimafia. Ndroqi dyshohet nga Prokuroria se i ka krijuar pasuritë me para të fituara nga aktiviteti kriminal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>