
Rreshjet e shiut të ditëve të fundit kanë bllokuar disa akse rrugore.
Rruga përgjatë lumit të Vlorë, Bashaj-Vërmik, është bllokuar mesditën e së shtunës. Shkak për bllokimin është rënia e një masivi shkëmbor, i shkëputur nga mali. Aktualisht në zonë po punon ushtria për të bërë të mundur lirimin e rrugës.
Po ashtu rënie gurësh ka pasur dhe në aksin Bajram Curri-Valbonë. Punonjëosit po punojnë për të liruar rrugën.
Në qarkun e Kukësit është raportuar dhe për rënie inertesh në disa rrugë, por asnjë prej tyre nuk është bllokuar.
Reshjet e shiut parashikohen të zgjasin gjatë gjithë fundjavës, në pothuaj gjithë vendin.