Rezultatet e hetimit të ekipit të OBSH-së nuk ndryshojnë shumë informacionin që dihet deri më tani për përhapjen e virusit. Virusi ka ekzistuar në Vuhan që në muajin nentor 2019.
Drejtuesi i ekipit të hetimit të OBSH-së në Vuhan në një konferencë për median prezantoi sot rezultatet e 4 javëve hetim. Ai tha se:
Koronavirusi mund të ketë qarkulluar në një vend tjetër përpara se të zbulohej në Vuhan, dhe këto raste nuk janë raportuar.
Duke u nisur nga eksperienca me virusin e Sars-cov-2, rezervuarët e kafshëve të egra mund të shërbejnë si origjinë e virusit, por kërkimet janë ende të pamjaftueshme.
OBSH po vazhdon punën për identifikimin e origjinës së koronavirusit në pikat e rezervuareve natyrore të lakuriqëve të natës, jashtë qytetit të Vuhanit.
Rastet e para të infektuar me koronavirus të lindura me tregun e gjësë së gjallë në Vuhan janë identifikuar dy javët e para të dhjetorit, duke treguar se ata janë infektur në fillim ose në fund të muajit nentor.
Ekipi i hetimit ka hedhur poshtë hipotezën e krijimit të virusit në laboratorin e Virologjisë në Vuhan. Laboratori ishte në gjendje të mirë dhe ishte “shumë e pamundur që të dalë nga ky laborator një gjë e tillë”.
Roli i saktë i tregut të vuhan në shpërthimin e virusit mbetet i panjohur:
Ka pasur shpërthime të virusit tek personat që kanë jetuar, punuar dhe vizituar tregun e Huanan në dhjetor. Se si virusi ka ardhur në treg dhe se si është përhapur është ende e panjohur.
Tregu ishte vendi ku ndoshta përhapja mund të ndodhte më shpejt, por nuk është vetëm kjo. Ne e dimë se ka pasur përhapje edhe tek personat që nuk kanë pasur lidhje me tregun. Ata ishin të lidhur me tregje të tjera.
Ekipi i OBSH-së po vazhdon të vlerësojë gjenezën e virusit:
Ne jemi ende duke punuar për të vërtetuar hipotezën se virusi u paraqit nga një person, i cili ishte i infektuar dhe më pas e përhapi tek personat e tjerë në treg.
Apo nëse virusi u fut në treg përmes një produkti, si përshembull kafshët e egra të ngrira.
Rasti i parë me koronavirus u zbulua në spitalin e Vuhanit, në Kinë, në 30 dhjetor 2019.