
Prodhuesi i ilaçeve Pfizer tha të mërkurën se vaksina e saj e koronavirusit ishte 95 për qind efektive dhe nuk kishte efekte anësore serioze – sipas setit të parë të rezultateve të plota.
Të dhënat treguan se vaksina parandalon format e lehta dhe të rënda të Covid-19. Po ashtu ajo siguron 94 për qind mbrojtje tek të rriturit e moshuar, të cilët janë më të prekshëm ndaj zhvillimit të rëndë Covid-19 dhe të cilët nuk reagojnë fort ndaj disa llojeve të vaksinave.
Pfizer, i cili zhvilloi vaksinën me partnerin e saj BioNTech, tha që kompanitë po planifikojnë të aplikojnë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për autorizimin emergjent “brenda ditësh”, duke rritur shpresat se vaksina mund të jetë gati së shpejti.
Rezultatet e testimit- më pak se një vit pasi studiuesit filluan të punojnë për vaksinën – shënuan rekord të ri për shpejtësinë për zhvillimin e vaksinave, një proces që zakonisht zgjat me vite.