Riaktivizohet vatra e zjarrit në Majën e rrunës në Kukës, të premten. Të enjten, për shkak të shiut kjo vatër u fik.
Ilmi Lisha, koordinator i përgjithshëm i prefekturës Kukës njoftoi se ka ndërhyrë helikopteri për shuarjen e zjarrit:
“Rënia e shiu para dy ditësh fiku shumë vatra, edhe ato në Majën e Rrunës u vunë nën kontroll. Po ditën e djeshme për shkak të erës dhe temperaturave të larta ata i ndezën sërish. Sot ka nisur që në mëngjes puna e helikopterit dhe nga toka, ku po punohet për shuarjen e flakëve”.
Zjarri vazhdon në fshatin Patalej në Lezhë.