Rihapet çështja e Gërdecit, GJKKO vendos të hetohet Fatmir Mediu

Nga Exit News
Rihapet çështja e Gërdecit, GJKKO vendos të hetohet Fatmir Mediu

Çështja e Gërdecit është rihapur dhe ish-ministri Fatmir Mediu do të hetohet, kështu vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit të premten.

Gjyqtarja Saida Dollani vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për rihapje të çështjes.

Në korrik GJKKO  vendosi të mos nisë hetimet kundër Fatmir Mediut, për çështjen e Gërdecit.

GJKKO arsyetoi se prokuroria ka pasur 12 vjet kohë për ta hetuar Mediun, ndaj kërkesa e konsiderua e pajustifikuar.

Më 2 gusht, SPAK vendosi të ankimojë vendimin në Apelin e Posaçëm të GJKKO-së.

Procesi ndaj Mediut nisi pasi SPAK u shpreh se për shkak të imunitetit të deputetit nuk ka mundur ta hetojë për fabrikat e demontimit të armëve në Gërdec.

Në të vërtet, ai nuk ka pasur imunitet që prej vitit 2012 dhe me ndryshimet e reja ligjore, prokuroria mund të hetojë deputetët pa lejen e Kuvendit.

Në vitin 2008, shpërtheu fabrika e municioneve në Gërdec duke shkaktuar 26 viktima, ndër ta edhe fëmijë.

Ky proces tashmë me gjasa do të zgjasë disa muaj pasi nëse ish-ministri Mediu do të ankimojë vendimin e Apelit të Posaçëm në Gjykatën e Lartë do të duhet të pritet vendimi i saj para se të nisin hetimet në shkallën e parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>