Rikonfirmohet në detyrë gjykatësi Toska, pavarësisht vlerësimit negativ për pastërtinë e figurës

Rikonfirmohet në detyrë gjykatësi Toska, pavarësisht vlerësimit negativ për pastërtinë e figurës

KPK rikonfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit Ilir Toska, pavarësisht vlerësimit negativ për pastërtinë e figurës dhe dyshimeve mbi pagesat e kryera nga ai për blerjen e një apartamenti banimi në Tiranë në vitin 2005.

Trupa gjykuese e KPK-së nuk mori parasysh vlerësimin negativ të Drejtorisë së Sigurisë dhe Klasifikimit të Informacionit (DSIK). Pavarësisht se raporti i pastërtisë së figurës është një nga tre pikat kryesore të vlerësimit të KPK-së dhe është i përcaktuar në nenin DH(1) të Aneksit Kushtetues dhe nenin 36(1) dhe (2) të ligjit të vetingut. Kjo është hera e parë që DISK kërkon shkarkimin e një gjyqtari apo prokurori që prej nisjes së procesit të Vettingut.

KPK nuk mori parasysh as gjashtë ankesat në drejtim të gjyqtarit Toska nga qytetarë të thjeshtë. Ankesat janë bërë nga shtetasit V.C, l.M, A.C, H.A, H.V dhe B.B.

Për këtë arsye, vendimi i KPK-së ndaj këtij gjyqtari, sipas ligjit të vetingut, duhet të apelohet nga Komisioneri Publik, i cili ka për detyrë të ankimojë vendimin në Kolegjin e Apelimit kur ndaj gjyqatrit janë paraqitur ankesa nga qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>